Lidhje

Mendimet e analistëve mbi përkjekjet për të gjetur ushtarakët amerikanë që figurojnë të humbur në luftra - 2003-02-24


Mbi tetë mijë ushtarë amerikanë figurojnë të humbur nga Lufta e Koresë. Më shumë se 1 mijë e 900 të tjerë figurojnë të humbur nga Lufta e Vietnamit. Në një përpjekje për të ndihmuar çdo amerikan të kapur ose që nuk është gjendur por që mund të jetë ende gjallë, në vitin 2000 kongresi amerikan miratoi Aktin “Ti sjellim ata në atdhe të gjallë”. Në bazë të këtij ligji, një individ dhe familja e tij mund të marrin statusin e refugjatit dhe të stabilizohen në Shtetet e Bashkuara nëse ai apo ajo i dorëzon qeverisë amerikane një ushtar që figuron i humbur. Ky shpërblim është i vlefshëm për çdo qyetarë të Vietnamit, Kamboxhias, Laosit, Kinës, Korsë së Veiur apo republikave ish sovjetike

Rick Wilson është këshilltar i ligjvënësit Dan Burton, një nga përkrahësit e ligjit.

"Ky ligj nuk ka të bëjë me sjelljen në atdhe të eshtrave apo medalioneve të identifikimit të ushtarëve, uniformave apo helmetave. Ai ka të bëjë me sjelljen në atdhe gjallë të ushtarëve amerikanë që figurojnë të humbur. Nëse mund të na sjellësh një ushtar amerikan gjallë, atëherë ti dhe familja jote mund të imigroni në Amerikë".

Adrian Kronauer është këshilltar pranë Zyrës së Departamentit të Mbrojtjes për Robërit e luftës dhe personat që figurojnë të humbur. Ai thotë:

"Gjatë stërvitjeve bazë me forcat ajrore, ata më thanë se qeveria nuk do të më braktiste kurrë. Nëse humbet në zonat e armikut, do të bëjmë çdo gjë brenda mundësive tona për të të shpëtuar para se të kapesh. Dhe nëse kapesh, do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të siguruar lirim tënd”. Ky është një premtim që iu bëhet të gjithë ushtarakëve dhe ata besojnë në të. Kështu që motoja e zyrës sonë është të mbajmë premtimi dshe kjo është ajo që po përpiqemi të bëjmë", thotë zoti Kronauer.

Akti T’i sjellim në atdhe të gjallë vlen për anëtarë të personelit ushtarak amerikan që figurojnë të humbur nga lufta në Kore dhe Vietnam. Tani përpara kongresit është një legjislcion për ta zgjeruar këtë ligj edhe për ushtarakët që figurojnë të humbur nga Lufta e Gjirit Persit. Ky hap është i motivuar në pjesën më të madhe nga rasti i Scott Speicher, një pilot amerikan që u rrëzua në Irak në vitin 1991. Kohët e fundit, statusi i tij ndryshoi nga “i vrarë në luftime” në ushtarak që figuron i humbur. Amy Water Yarsinski ka shkruar një libër për pilotin Speicher. Ajo shpreh dyshimin se ai mund të jetë burgosur në Irak nga Saddam Husseini.

"Saddam Husseini ka arësyet e tij për të mbajtur të burgosur të tillë për një kohë të gjatë dhe pastaj ndonjëherë ai ka prirjen t’i lirojë. Por Sadam Huseini do t’i lerë ata të lirë pasi të kenë kaluar shumë vite", thotë zonja Yarsinski.

Deri tani nuk është gjetur gjallë asnjë nga ushtarakët që figurojnë të humbur nga luftrat në Vietman, Kore apo në Gjirin Persik.

XS
SM
MD
LG