Lidhje

Zyra amerikane në Prishtinë përshëndeti thirjet për bashkëpunim me Hagën - 2003-02-24


Zyra amerikane në Prishtinë përshëndeti komentet e udhëheqësve të institucioneve të Kosovës, ku bëhet thirrje për bashkëpunim me Gjykatën e Hagës. Në një komunikatë të bërë sot lidhur me arrestimin e 4 ish-anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, zyra amerikane thotë gjithashtu se mirëpret deklaratat e njerit nga të arrestuarit, Fatmir Limaj, i cili kërkoi nga njerezit që të bashkëpunojnë me procesin gjyqësor. Zyra amerikane, thuhet në komunikatë, shpreson se qytetarët e Kosovës do t’i shprehin qëndrimet e tyre për këto çështje në mënyrë paqësore. Procesi ligjor, thuhet aty, u jep te akuzuarve mundësinë që të dëgjojnë të gjitha provat kundër tyre dhe të mbrohen në gjyq në mënyrë të hapur e të drejtë. Në komunikatën e saj, zyra amerikane u bën thirrje njerëzve në Kosovë të mos lejojnë që paditë e ngritura nga Gjykata e Hagës te zhvendosin vëmendjen nga çështjet serioze me të cilat përballet Kosova, siç janë rindërtimi i infrastrukturës, ndërtimi i nje shoqërie civile, krijimi i vendeve të punës dhe i një ekonomie të shëndoshë.

//ad//

XS
SM
MD
LG