Lidhje

Blair: Do të pranojmë vetëm bashkëpunimin e plotë irakian - 2003-02-25


Kryeministri britanik, Tony Blair, tha se Iraku ka edhe një rast të fundit për të përmbushur kërkesat e Kombeve të Bashkuara që të heqë dorë vullnetarisht nga armët e tij të shkatërrimit në masë.

Udhëheqësi britanik theksoi se nuk pranohet asgjë më pak se bashkëpunimi i plotë irakian. Zoti Blair i bëri këto komente të martën, ndërkohë që anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së po shqyrtojnë dy propozime për mënyrën sesi të çarmatoset Iraku.

Të hënën, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Spanja paraqitën një projektrezolutë, në të cilën thuhet se Iraku ka shkelur rezolutat e Kombeve të Bashkuara për çarmatim, përfshirë rezolutën 14-41, në të cilën Iraku paralajmërohet për pasoja serioze nëse nuk përmbush kërkesat e OKB-së.

Ndërkohë, Franca, Gjermania dhe Rusia, të cilat kundërshtojnë veprimin ushtarak, bënë thirrje për intensifikimin e procesit të inspektimit të armëve.//kk//

XS
SM
MD
LG