Lidhje

Qeveria turke i paraqiti parlamentit kërkesën për dislokimin e trupave amerikane në Turqi - 2003-02-25


Qeveria turke i paraqiti parlamentit kërkesën për hapjen e bazave ushtarake të vendit për 62 mijë trupa amerikane dhe më shumë se 250 avionë luftarakë për një luftë të mundshme kundër Irakut. Agjencia e lajmeve Rojters citon një dokument të qeverisë turke, në të cilin thuhet se vota në parlament mund të mbahet ndoshta nesër.

Po sot, ministri i jashtëm i Turqisë tha më heret se të dyja palët kishin rënë dakort për aspektet politike dhe ushtarake të marrëveshjes. Por ai shtoi se bisedimet vazhdojnë për aspektet ekonomike të paketes së ndihmave prej disa milarda dollarësh që kërkon Ankaraja.

Udhëheqësi i partirsë në pushtet, Rexhep Tajip Erdogan, po udhëheq përpjekjet për miratimin e kërkesë amerikane.

XS
SM
MD
LG