Lidhje

Parlamenti turk diskuton mbi përdorimin e bazave për një luftë të mundshme në Irak - 2003-02-25


Parlamenti i Turqisë filloi të martën diskutimet nëse të lejojë mijëra trupa amerikane të përdorin bazat ushtarake turke për një luftë të mundshme kundër Irakut, pasi kabineti turk e miratoi të hënën kërkesën e Washingtonit.

Qeveria ia paraqiti çështjen parlamentit, por ende nuk është e qartë se kur do të mbahet vota nga ligjvënësit. Në Washington, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë e mirëpriti vendimin e kabinetit turk, por tha se të dyja palët ende nuk i kanë përfunduar negociatat rreth hollësive të një marrëveshjeje të mundshme.

Shtetet e Bashkuara kërkojnë të dislokojnë trupa në Turqi për një sulm të mundshëm nga veriu kundër Irakut dhe si shpërblim i kanë premtuar Ankarasë miliarda dollarë në formë ndihmash dhe huash për ta ndihmuar Turqinë të mbulojë shpenzimet e luftës.//kk//

XS
SM
MD
LG