Lidhje

Shtainer: Ngjarjet në Mitrovicë, akte të vetëizolimit - 2003-02-25


Shefi i UNMIK-ut Michael Steiner tha sot në Mitrovicë se veprimet e përfaqësuesve serbë të mbledhur rreth të ashtuquajturës Bashkësi të Komunave Serbe janë të pavlefshme dhe pa peshë ligjore mbi Kosovën. Ai i cilësoi deklaratat e përfaqësuesve të kësaj bashkësie si akte të vetëizolimit.

Korrespondenti ynë Besim Abazi njofton se zoti Steiner ka përsëritur qëndrimin se ende nuk ka ardhur koha për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, i cili nuk do të vendoset as nga Prishtina e as nga Beogradi, por nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

//rd//

XS
SM
MD
LG