Lidhje

Sadam Huseini pranon vdekjen para mërgimit - 2003-02-26


Udhëheqësi irakian, Saddam Hussein, tha se më parë do të pranonte vdekjen sesa të shkonte në mërgim dhe theksoi se nuk do t’u vinte zjarrin puseve të naftës në Irak nëse vendi i tij sulmohet nga Shtetet e Bashkuara. Ai i bëri këto deklarata në një intervistë këtë javë me rrjetin televiziv amerikan CBS.

Pjesë të intervistës u transmetuan të martën dhe intervista e plotë pritet të transmetohet sonte. Udhëheqësi irakian tha gjithashtu se vendi i tij nuk ka pasur kurrë lidhje me rrjetin terrorist al-Kaida të Osama bin Ladenit që fajësohet për sulmet e 11 shtatorit në Shtetet e Bashkura.

//rd//

XS
SM
MD
LG