Lidhje

Në Shqipëri dy arrestime nën dyshimet për trafik ndërkombëtar të drogës - 2003-02-26


Dy vëllezër nga qyteti i Lezhës në Shqipëri u arrestuan dje nga forcat speciale të policisë pasi dyshohen për trafikun ndërkombëtar të drogës. Arrestimi i tyre u bë në bashkëpunim me policinë italiane, e cila pak ditë më parë ndërmori një operacion të shtrirë në 5 shtete të botës për shkatërrimit e dy organizatave të trafikut të heroinës dhe kokainës. Droga përfundonte në Itali pasi nisej nga Turqia dhe Hollanda. Krerët më të rëndësishëm të këtyre organizatave mendohet të jenë nga Shqipëria.

//ze//

XS
SM
MD
LG