Lidhje

Pozicioni i qartë i Spanjës për Irakun - 2003-02-27


Shtetet e Bashkuara kanë shumë aleatë në luftën kundër terrorizmit. Një prej aleatëve të tyre më të fortë është Spanja. Siç ka thënë presidenti Bush në një takim me kryeministrin spanjoll, Jose Maria Aznar, më 22 shkurt në Teksas, ”dy kombet tona janë afruar më shumë se kurrën në luftën kundër terrroizmit në Evropë dhe gjetkë. Spanja ka arrestuar anëtarë të al-Qaidës dhe vazhdon të shkëmbejë informacione jetike të zbulimit.”

Siç u shpreh kryeministri Aznar, ”ne shoqëritë e lira jemi në shënjestër të terrorizmit, prandaj ne duhet t’i luftojmë ata pa kushte, pa rezerva. Ne nuk mund të jemi pengje të terroristëve dhe nuk do të bëhemi të tillë.”

Kryeministri Aznar gjithashtu bëri të qartë se Spanja mbështet ndërmarjen e veprimeve të fuqishme kundër kërcënimit që paraqet regjimi i Sadam Huseinit në Irak. Në një takim të mbajtur më 17 shkurt mes 15 udhëheqësve të bashkimit Evropian, Spanja luajti një rol kyç në miratimin e një deklarate e cila i kërkonte Irakut që të çarmatosej nga armët e shkatërrimit në masë dhe të bashkëpunonte ”menjëherë dhe plotësisht” me inspektorët e armëve të OKBs. Udhëheqësit e Bashkimit Evropian thanë se ”vetë regjimi irakian do të jetë përgjegjës për pasojat nëse nuk e shfrytëzon këtë mundësi të fundit.”

Rezoluta 14-41 e Këshillit të Sigurimit të OKBs, e miratuar njëzëri nëntorin e kaluar, i dha Irakut një shans të fundit. Kombet e Bashkuara tashmë kanë thënë se Iraku ka ”shkelur rëndë” detyrimet e tij, shkelje të vërejtura gjatë 12 viteve të fundit dhe kundrejt 16 rezolutave. Rezoluta 14-41 e vë barrën e provës mbi Irakun që të provojë se ka asgjësuar të gjitha programet e armëve kimike, biologjike dhe bërthamore, si dhe raketat me rreze të gjatë veprimi. Në rezolutë thuhet se regjimi irakian do të përballet me ”pasoja serioze” nëse ai nuk i përmbush këto detyrime.

Me miratimin e rezolutës 14-41 Kombet e Bashkuara morën një pozicion të qartë. Ajo kërkoi një çarmatim të plotë dhe të menjëhershëm të Irakut. ”Pikërisht kjo është çështja e shtruar para Këshillit të Sigurimit, tha presidenti Bush. Ne nuk do ta lejojmë diktatorin irakian, që ka një të kaluar agresioni dhe lidhje të ngushta me grupet terroriste, të vazhdojë të zotërojë apo të prodhojë armë të shkatërrimit në masë.”

//rd//

XS
SM
MD
LG