Lidhje

Kalendari Historik 27 shkurt - 2003-02-27


Më 27 shkurt 1902, në Salinas të Kalifornisë, lindi shkrimtari Xhon Shtainbek. Në moshë të re punoi si punëtor ferme. Megjithëse studimet e larta i kreu në Universitetin e njohur Stanford në Palo Alto të Kalifornisë dhe u bë një figurë shumë e njohur e letërsisë, Shtainbek-u nuk i humbi lidhjet me të kaluarën e tij. Në shumë nga romanet dhe tregimet e tij ai flet për fermerët, punonjësit imigrantë të fermave dhe për njerëzit e shtypur që bënin punë të rënda. Vepra më e njohur e Steinbeckut është romani i tij i vitit 1939, "The Grapes of Wrath" (Rrushtë e Zemërimit). Romani, që u nderua me Çmimin Pulicer, trajton jetën e një familjeje të varfëruar, që gjatë rënies ekonomike të viteve 1930 shpërngulet nga Oklahoma në Kaliforni. Një tjetër roman i njohur i Steibeckut, i titulluar "Minj dhe Njerëz", flet për dy punëtorëve imigrantë, Xhorxh dhe Lennie, ky i fundit me të meta mendore. Ëndërra e tyre është të blejnë një fermë të vogël, që të paktën të kenë një herë mundësi të jenë zotë të fateve të veta. Në vitin 1962 Xhon Shtainbek u nderua me Çmimin Nobel për Letërsinë. Po këtë vit ai shkroi veprën "Udhëtime me Çarlin", në të cilën përshkruan udhëtimin nëpër Shtetet e Bashkuara me qenin e tij Çharli. Shtainbek vdiq më 20 dhjetor 1968, në moshën 66 vjeç.

Më 27 shkurt 1951 u ratifikua amendamenti kushtetues, në bazë të të cilit presidenti ka të drejtë të zgjidhet vetëm për dy mandate katërvjeçare. Deri në vitin 1940, kur demokrati Franklin Ruzvelt u zgjodh për një mandat të tretë katërvjeçar, presidentët amerikanë kishin shërbyer për dy mandate, nën shëmbullin e Xhorxh Uashingtonit dhe nuk kishin vënë kandidaturën për një mandat të tretë. Në mënyrë krejt të pashembullt, në vitin 1944 Ruzveltvelt u zgjodh edhe për një mandat të katërt. Në vitin 1947, dy vjet pas vdekjes së tij, Kongresi i kontrolluar nga republikanët, miratoi projektamendamentin e 22-të të Kushtetutës, i cili u ratifikua më 1951.// lk //

XS
SM
MD
LG