Lidhje

Gulbudin Hekmatiari përfshihet në listën e terroristëve ndërkombëtarë - 2003-02-27


Shtetet e Bashkuara e përfshinë fraksionistin afgan, Gulbudin Hekmatiar, në listën e tyre të terroristëve ndërkombëtarë. Kjo masë u mor në bazë të të dhënave se zoti Hekmatiar ka marrë pjesë dhe ka mbështetur sulmet terroriste të kryera nga rrjeti al-Kaida i Osama bin Ladenit dhe ish sunduesit talebanë të Afganistanit. Dhe më 20 shkurt, me kërkesën e Shteteve të Bashkuara, komisioni i sanksioneve, i ngritur në bazë të rezolutës 12-67 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e përfshiu Gulbudin Hekmatiarin në listën e tij të organizatave dhe individëve që kanë lidhje me Osama bin Ladenin, rrjetin al-Kaida apo telabanët. Kjo masë i detyron vendet anëtare të OKB-së të vendosin sanksione ndaj zotit Hekmatiar, përfshirë bllokimin e pasurisë së tij.

Gulbudin Hekmatiari shërben prej kohësh në postin e kryetarit të fraksionit mysliman Hezb-i-Islami të Afganistanit. Ky ishte një nga shumë grupe që luftuan kundër pushtimit sovjetik të Afganistanit në vetet 1980. Pas tërheqjes së forcave sovjetike, fraksioni i zotit Hekmatiar luftoi kundër grupeve të tjera afgane për kontrollin e vendit. Forcat e tij mbajnë përgjegjësinë për bimbardimet që shkatërruan pjesë të mëdha të kryeqyteti Kabul dhe shkaktuan vdekjen e shumë civilëve afganë. Gjatë luftës civile afgane, grupi Hezb-i-Islami ka kryer një numër shkeljesh të tjera të të drejtave të njeriut.

Në vitin 1996, Gulbudin Hekmatiari u bë kryeministër i Afganistanit. Mirëpo, lëvizja Taleban erdhi në pushtet vetëm dy muaj më pas. Hekmatiari gjeti strehim në Iran. Mirëpo, ai u dëbua nga Irani vitin e kaluar, pasi deklaroi mbështetjen për talebanët dhe dënoi fushatën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për çlrimin e Afganistanit. Më pas, Gulbudin Hekmatiari shpalli atë që ai e cilësoi si luftë të shenjtë kundër koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe qeverisë së re afgane të presidentit Hamid Karzai.

Mnedohet se gjatë muajve të fundit, Hekmatiari është bashkuar me forcat e mbetura talebane dhe të al-Kaidës në kuadër të përgatitjeve për sulme terroriste në Afganistan nga zonat jugore përgjatë kufirit me Pakistanin.

Siç e bëri të qartë presidenti Bush pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 kundër Amerikës, Shtetet e Bashkuara nuk do të pushojnë derisa terroristët dhe përkrahësit e tyre të kapen dhe të sillen para drejtësisë. Kjo do të thotë që jo vetëm Osama bin Ladeni, por edhe bashkëpunëtorë të tij si Gulbudin Hekmatiari. “Vendi ynë, theksoi presidenti Bush, është i durueshëm dhe i vendosur. Ne do të vazhdojmë t’i ndjekim terroristët në qytete, kampe dhe shpella në gjithë botën. Ne nuk do të pushojmë derisa drejtësia të çohet në vend dhe të garantohet siguria e Shteteve të Bashkuara. Atë që kanë filluar armiqt tanë, tha presidenti, do ta përfundojmë ne.” //xh//

XS
SM
MD
LG