Lidhje

Këshilli i Sigurimit pritet të diskutojë mbi projekt-rezolutën për Irakun - 2003-02-27


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mblidhet të enjten për diskutime rreth projekt-rezolutës së paraqitur nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Spanja, e cila mund të hapë rrugën për veprim ushtarak kundër Irakut, nëse Bagdadi nuk çarmatoset vullnetarisht.

Franca, Rusia dhe Gjermania kundërshtojnë projektrezolutën dhe kanë paraqitur një memorandum, në të cilin bëhet thirrje për vazhdimin e inspektimeve të Kombeve të Bashkura në Irak.

Të mërkurën, Shtetet e Bashkuara hodhën poshtë një propozim të Kanadasë për t’i dhënë Irakut afat deri në fund të muajit mars që të çarmatoset, duke thënë se Bagdadi ka patur në mjaft kohë.

Ndërkohë, kryeinspektori i OKB-së për armët, Hans Bliks, thotë se do të duheshin disa muaj për plotësimin e procesit të inspektimit edhe sikur Iraku të bashkëpunojë plotësisht.//kk//

XS
SM
MD
LG