Lidhje

Turqi: Parlamenti nuk arrin të miratojë projekt-ligjin për përdorimin e bazave turke nga forcat amerikane - 2003-02-28


Në Turqi, një anëtar me peshë i grupit parlamentar të të partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, e cila është në pushtet, tha se qeveria nuk ka plane të menjëhershme për të kërkuar një votim tjetër në parlament mbi një projekt-ligj, në bazë të të cilit trupat amerikane do të përdrnin bazat ushtarake turke për një luftë të mundshme në Irak. Parlamenti turq nuk arriti ta miratonte dje këtë projekt-ligj.

Zëvëndës-kryetari i grupit parlamentar Ejup Fatsa tha se shqyrtimi i projekt-ligjit është shtyrë për një kohë të pacaktuar dhe nuk ka plane për veprim në të ardhmen e afërt.

Kryeministri i Turqisë Abdullah Gul tha më parë se zyrtarët duhet të shqyrtojnë kundërshtimin e projekt-ligjit nga parlamenti, i cili do të bënte të mundur dislokimin amerikan dhe do t’i siguronte Turqisë miliarda dollarë në hua dhe ndihma amerikane.

Të shtunën, parlamenti i Turqisë nuk arriti të siguronte edhe 3 vota më shumë, që të kapte shumicën e nevojshme për të miratuar projekt-ligjin. Zyrtarë turq thanë se kjo çështje mund të shqyrtohet përsëri kur parlamenti të mblidhet përsëri të martën.

Ky kundërshtim shikohet si një goditje serioze ndaj planeve amerikane për të dislokuar 62 mijë trupa në Turqi, ku do të hapej një front i dytë për të hyrë nga veriu kundër forcave të qeverisë irakiane. Votimi në parlament është gjithashtu një humbje edhe për qeverinë e Turqisë, e cila diskutoi për një kohë të gjatë me Shtetet e Bashkuara për të siguruar një paketë ndihmash prej miliarda dollarësh për t’u kompensuar për pasojat ekonomike të luftës.

Pjesa më e madhe e opinionit publik në Turqi kundërshton një luftë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër Irakut fqinj.

//ze//

XS
SM
MD
LG