Lidhje

Pakistan: një person i armatosur vret dy dhe plagos gjashtë para konsullatës amerikane - 2003-02-28


Një person i armatosur hapi zjarr të premten kundër rojave pakistaneze para konsullatës amerikane në Karachi, duke vrarë dy prej tyre dhe duke plagosur gjashtë të tjerë.

Tre nga të plagosurit thuhet se janë në gjendje të rëndë në një spital të zonës. Policia thotë se sulmuesi është arrestuar, por identiteti i tij nuk është bërë ende i njohur.

Ngjarja ndodhi pak pas mesditës, sipas kohës vendore. Dëshmitarët thonë se personi i armatosur vrau një polic, pastaj hapi zjarr me automatikun e policit të vrarë ndaj një stacioni policie përballë konsullatës. //kk//

XS
SM
MD
LG