Lidhje

SHBA dënon krijimin e bashkësisë së komunave serbe në Kosovë - 2003-03-01


Shefi i Zyrës Amerikane në Prishtinë, Reno Harnish, dënoi krijimin e së ashtuquajturës bashkësi e komunave serbe duke e quajtur atë përpjekje për të krijuar sovranitet mbi bazë etnie. Në një komunikatë të publikuar të shtunën, zoti Harnish rikthekson përkrahjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për Rezolutën 12-44 të OKB, duke theksuar se Amerika vazhdon të përkrahë një Kosovë të bashkuar me një strukturë të vetme të institucioneve politike, të cilat duhet t’u shërbejnë të gjithë banorëve të Kosovës.

Lidhur me përpjekjet për ndërtimin e institucioneve me bazë etnike, Shtetet e Bashkuara i shohin si të padobishme dhe në kundërshtim me vullnetin amerikan e atë ndërkombëtar. Zoti Harnish thotë Asosacioni i Komunave të Kosovës i plotëson nevojat e të gjitha njësive lokale pa marrë parasysh përbërjen e tyre etnike.

Zoti Harnish u bën thirrje udhëheqësve të komunitetit serb të Kosovës, kryetarëve të kuvendeve kumunale, si edhe të gjithë zyrtarëve të tjerë që të përfaqësojnë zgjedhësit e tyre përmes institucioneve të njohura të Kosovës e të punojnë për të mirën e përbashkët. //az//

XS
SM
MD
LG