Lidhje

Presidenti Bush premton miliona dollarë për Irakun - 2003-03-01


Presidenti Bush premtoi dhjetra miliona dollarë në ndihma emergjente për Irakun dhe tha se Shtetet e Bashkuara po dërgojnë furnizime të shumta ushqimore dhe pajisje për miliona irakianë.

Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, presidenti tha se trupat amerikane do të garantojnë sigurimin e brendshëm dhe do të mbrojnë fushat e naftës së Irakut sapo Sadam Huseini të përmbyset nga pushteti.

Ndërkohë, sekretari amerikan i shtetit Colin Powell tha se Kombet e Bashkuara nuk do të votojnë menjëherë mbi një rezolutë të propozuar nga Shtetet e Bashkuara, e cila do t’i hapte rrugën ndërhyrjes ushtarake për ta detyruar Bagdadin që të heqë dorë nga armët e shkatërrimit në masë.

Sekretari Powell shtoi se administrata e presidentit Bush ka një durim të kufizuar kur flitet për t’i dhënë më shumë kohë inspektorëve të armëve në Irak, siç kanë kërkuar disa vende që kundërshtojnë luftën me Irakun.//kk//

XS
SM
MD
LG