Lidhje

Në Pakistan arrestohet një person i dyshuar si planifikues i sulmeve të 11 shtatorit - 2003-03-02


Nga Pakistani ka njoftime kontradiktore lidhur me çështjen se cila palë e ka nën arrest Khalid Shaikh Mohammedin, personi që dyshohet si organizatori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit, 2001.

Disa zyrtarë pakistanezë thonë se ai iu dorëzua autoriteteve amerikane dhe u nxorr jashtë Pakistanit për tu marrë në pyetje.

Por ministri i brëndshëm i Pakistanit tha se zyrtarët pakistanezë vazhdojnë ta mbajnë atë në Pakistan. Ministri i brëndshëm shtoi se zyrtart nuk kanë asnjë synim tia dorëzojnë të dyshuarin ndonjë vendi tjetër deri sa ata ta marrin zoti Mohamed në pyetje rreth natyrës së veprimtarive të tij në tokën pakistaneze.

Kryetarët e 2 komisioneve të kongresit amerikan për çështjet e zbulimit vlersuan lart arrestimin dhe thanë se kjo mund të çojë në kapjen e anëtarëve të tjerë të Al-Kaidës.

Duke folur sot në rrjetin amerikan televiziv FAX, senatori Pat Roberts, kryetar i Komisionit të senatit për çështjet e zbulimit tha se arrestimi i Khalid Shaikh Mohamedit duhet të jetë një goditje shumë e madhe për Al-Kaidën. Senatori Roberts tha se rrjeti terrorist Al-Kaida ka planifikuar një ofensivë në pranverë në Afganistan.

Zyrtarë pakistanezë thanë se Khalid Shaikh Mohammedin u arrestua gjatë një bastisjeje në qytetin Rawalpindi. I dyshuari 37 vjeçar, që thuhet se ishte komandant i operacioneve të Al-Kaidës, fajësohet për një seri sulmesh, duke përfshirë bombardimet e dy ambasadave amerikane në Afrikë më 1998 si dhe për sulmin kundër luftë-anijes ameriane U-S-S Cole në Yemen 3 vjet më parë.

Thuhet se ai planifikoi sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në New York dhe Washington, nga të cilat humbën jetën më shumë se 3 mijë njerëz.

//ze//

XS
SM
MD
LG