Lidhje

Nato: Këshillime mbi riorganizimin e sistemit të bazave të aleancës - 2003-03-03


Kryekomandanti i forcave aleate në Evropë tha se vendet anëtare të Natos po zhvillojnë këshillime intensive mbi riorganizimin e sistemit të bazave të aleancës.

Gjenerali amerikan, James Jones, u tha gazetarëve në Shtutgart të Gjermanisë, se propozimet përfshijnë pakësimin e pranisë së madhe ushtarake amerikane në Gjermani dhe në pjesë të tjera të Evropës Perëndimore, në favor të krjimit të një rrjeti më të vogël bazash.

Gjenerali nuk përmendi në mënyrë specifike zonat e instalimeve të reja, por pranoi se vendet anëtare të aleancës po shqyrtojnë zona në Evropë lindor. Gjenerali Jones tha se planet për pakësimin e pranisë ushtarake në Gjermani janë në një mënyrë të lidhura me kundërshtimet e forta të këtij vendi ndaj një lufte të mundshme të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër Irakut.

//rd/

XS
SM
MD
LG