Lidhje

Drejtori i doganave shqiptare jep dorëheqjen - 2003-03-03


Drejtori i Përgjithshëm i doganave shqiptare Ferdinand Papadhima dha sot dorëheqjen, dy muaj pas marrjes së kësaj detyre.

Vendimi i tij erdhi pas sulmeve të njëpasnjëshme dhe kritikave të ashpra sidomos të opozitës, pasi në mesin e viteve ’90 zoti Papadhima ishte arrestuar për kontrabandë cigaresh, dhe ishte liruar pas pak muajsh burgim. Për emërimin e tij në krye të doganave kërkoi shpjegim edhe Fondi Monetar.

Ministri i Financave Kastriot Islami sqaroi në atë kohë se zoti Papadhima nuk kishte qenë i dënuar dhe se ishte përzgjedhur në bazë të të gjitha kritereve profesionale. Dy ditë më parë Ministria e Financave shpërndau rezultatet e arritura në dogana dhe tatime në dy muajt e parë të këtij viti, sipas të cilave vetëm në dogana ishin grumbulluar 6 milion dollarë më tepër se e njëjta periudhë e vitit 2001.

//rd//

XS
SM
MD
LG