Lidhje

SHBA: vendimi turk mund të ndërlikojë planet - 2003-03-04


Administrata e presidentit Bush tha se refuzimi i parlamentit turk për të lejuar dislokimin e trupave amerikane në territorin e vendit nuk do të ndikojë në rezultatin e një lufte të mundëshme të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër Irakut.

Zyrtarë të administratës thanë se votimi në parlamentin turk ditën e shtunë do ta ndërlikojë planifikimin ushtarak por Shtetet e Bashkuara do të dalin fituese në një konflikt të mundshëm, me apo pa ndihmën e Turqisë.

Ndërkohë, Departamenti amerikan i Shtetit tha se pas vendimit të parlamentit, Turqia nuk duhet të shpresojë të marrë një pjesë të mirë të paketës së ndihmave shumëmiliardëshe të propozuar nga Uashingtoni.

Një zëdhënës tha se marrëveshja për ndihmën ishte arritur duke patur parasysh bashkëpunimin e Turqisë në rastin e një lufte të mundëshme kundër Irakut.

XS
SM
MD
LG