Lidhje

Powell: SHBA të gatshme të udhëheqin një luftë me ose pa mbështetjen e OKB - 2003-03-05


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell thotë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të udhëheqin një luftë kundër Irakut me ose pa mbështetjen e Kombeve të Bashkuara.

Në një intervistë me televizionin rus, ORT, të kontrolluar nga shteti, zoti Powell tha se udhëheqësi irakian Saddam Hussein duhet të çarmatoset me çdo kusht. Ai tha se nëse kjo nuk arrihet dot me mjete paqësore, Uashingtoni është gati të drejtojë një koalicion vendesh për ta çarmatosur Irakun me forcë.

Zoti Powell tha gjithashtu se Uashingtoni nuk është dakord me pikpamjen e Rusisë se inspektorëve të Kombeve të Bashkuara për armët duhet t’u jepet më shumë kohë. Por ai vuri në dukje se Presidenti Bush dhe presidenti rus Vladimir Putin po mbajnë kontakte shumë të ngushta lidhur me çështjen e Irakut./ii

XS
SM
MD
LG