Lidhje

Festohen karnavalet në New Orleans - 2003-03-05


Kërcënimi i luftës me Irakun, ekonomia e dobët dhe koha me shi nuk mundën dot shpritin e festës së përvitshme të karnavaleve që filloi dje në New Orleans të shtetit Louisiana.

Në këtë festë të njohur me emrin Mardi Grass, turmat në qyteti kalojnë në rrugën kryesore Bourbon. Në çdo ballkon të rrugës njerëzit hedhin rruazat e tyre të shtrenjta, që priten me brohoritje nga festuesit në rrugë. Në qytet organizohen parada të ndryshme me rastin e festës. Festimet e karnavaleve u zhvilluan në mbarë jugun e Louisianës në Mardi Gras ose të martën e dhjamur, e cila është dita e fundit para sezonit të kreshmës së madhe. Festimet fillojnë natën e dymbëdhjetë më 6 janar. Në javët para kanavaleve, klubet organizojnë ballo me maska.

Policia rrit masat e sigurisë gjatë kësaj periudhe duke u nisur sidomos nga eksperienca e vitit të kaluar kur në qytet u zhvilluan përveç karnavaleve edhe loja e famshme e Super Bowlit, ndeshja finale në kampionatin e futbollit amerikan. Megjithatë festimet e këtij viti ishin në përgjithësi të qeta.

//rd//

XS
SM
MD
LG