Lidhje

Kina kundër një rezolute të re - 2003-03-06


Kina thotë se nuk shikon nevojën për një rezolutë të re të Kombeve të Bashkuara mbi Irakun.

Ministri i jashtëm kinez, Tang Gja Shyen u tha gazetarëve në Pekin se inspektorët e Kombeve të Bashkuara vazhdojnë të punojnë për çarmatimin e Irakut sipas rezolutës 14-41 dhe tani për tani nuk është nevoja për të paraqitur një rezolutë të re.

Zoti Tang tha se Kina e mbështet qendrimin e Francës, Rusisë dhe Gjermanisë. Dje, të tre këta vende deklaruan se nuk do të lejojnë një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit.

Ndërkohë, diplomatë britanikë u shprehën se Londra po përpiqet të arrijë një kompromis, për të siguruar miratimin e një rezolute që do të hidhte bazat për përdorimin e forcës ushtarake kundër Irakut./ii

XS
SM
MD
LG