Lidhje

Dëmet nga Pijet Alkoholike; Operacion me Reze Lazer - 2003-03-06


Një studim i ri tregon se 50 përqind e konsumatorëve të pijeve alkoholike në Shtetet e Bashkuara janë të të rinj nën moshën e lejuar dhe të rritur që pijnë tej mase. Sipas standarteve të departamentit të shëndetësisë, më shumë se dy gota në ditë për burrat dhe më shumë se 1 gotë në ditë për gratë një cilësohen si pirje tej mase.

Profesorja Susan Foster që kryesoi studimin pranë universitetit Columbia thotë se të rinjtë nën moshën e lejuar konsumojnë thuajse 20 përqind të pijeve alkoholike në Shtetet e Bashkuara, ndërsa të rriturit që pijnë tej mase kosumojnë 30 përqind të këtyre pijeve. Studimi arriti në përfundimin se ata që përdorn pije alkoholike tej mase shpenzojnë rreth 57 miliardë dollarë në vit. Kjo është sa gjysma e shumës së përgjithëshme që amerikanët shpenzojnë për pije alkoholike gjatë një viti.

Përdorimi i tepruar i alkoholit i kushton shoqërisë rreth 180 miliardë dollarë, këtu përfshihen aksidentet, problemet shëndetsore, cënimi i rendit dhe ligjit, ulja e prodhimit e të tjera

Studime të tjera kanë treguar se problemi i të pirit fillon që në moshë të re, dhe kjo nxjerr edhe një herë në pah rolin edukues që duhet të luajnë prindërit dhe institucionet arsimore e mbarë shoqëria për të shmangur të rinjtë nga përdorimi i pijeve alkoholike.

OPERACION ME REZE LAZER

Për shumë vite Colleen Allen përdorte lente kontakti për të sytë. Para disa vjetësh ajo vendosi të mos i përdrte më ato dhe iu nënshtrua një operacioni me reze lazer. Jeta ime ndryshoi, thotë ajo.

Klinika LCA Vision, Lasik Plus është nga të parat që filloi t’u ofronte pacientëve operacione me reze lazer. Drejtori Stephen Joffe thotë se kjo klinikë ofron shërbime si për çdolloj ëproblemi të syve. Firma Lasic Plus ka mbi 30 degë të shpërndara në Kanada e Evropë. Mjeku Vincent Marino thotë se të mirat e operacionit të syve me reze lazer mund të ndjehen nga pacienti menjëherë pas operacionit. E gjithë procedura zgjat vetëm pak minuta dhe të nesërmen pacienti mund të shkojë në punë ose të kthehet në jetën normale pa asnjë problem.

XS
SM
MD
LG