Lidhje

Granatë në garazhin e dekanit të fakultetit të shkencave sociale - 2003-03-06


Në Shqipëri, një granatë shpërtheu sot në mëngjes në garazhin e banesës së Ylli Pangos, dekanit të fakultetit të shkencave sociale. Si pasojë e shpërthimit, zoti Pango u plagos në disa pjesë të trupit, por mjekët e spitalit ushtarak ku ai u dërgua menjëherë, deklaruan se nuk ka asnjë rrezik për jetën.

Policia ka filluar hetimet. Siç njofton korrespondenti ynë në Tiranë Armand Mero, për ngjarjen kanë reaguar sot edhe përfaqësuesit e partive kryesore politike në parlament.

//rd//

XS
SM
MD
LG