Lidhje

Rivendosen lidhjet hekurudhore mes Shqipërisë dhe Malit të Zi - 2003-03-06


Sot në mesditë (6 mars), pas 10 vjet ndërprerjeje, Shqipëria dhe Mali i Zi rivendosën lidhjen hekurudhore ndërmjet dy vendeve.

Në ceremoninë që u zhvillua në stacionin hekurudhor të Bajzës, morën pjesë kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano dhe zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dragan Gjuroviç.

Po sot, kryeministri Nano dhe zëvendëskryeministri i Malit të Zi udhëtuan nga stacioni hekurudhor ndërkombëtar i Bajzës në drejtim të Tuzit në Mal të Zi.

//rd//

XS
SM
MD
LG