Lidhje

Pauëll vazhdon betejën e tij diplomatike për të siguruar miratimin e rezolutës së re - 2003-03-06


Në vazhdën e betejës së tij të vështirë diplomatike për të fituar mbështetjen për projektrezolutën e paraqitur nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania, që do të autorizonte përdorimin e forcës kundër Sadam Huseinit, Sekretari Pauëll do të takohet me homologët e tij nga vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe do të marrë pjesë të premten në sesionin e këshillit, ku kryeinspektori i OKB-së për armët do të raportojë mbi çështjen e bashkëpunimit irakian.

Para se të nisej për në Nju Jork, sekretari Pauëll tha në një nënkomision të Senatit se Kombet e Bashkuara e gjejnë veten në një moment vendimtar dhe janë në rrezik të humbasin rëndësinë e rolit të tyre, nëse miratojnë njërën rezolutë pas tjetrës, rezoluta të cilat nuk përfillen fare nga një vend që vazhdon të zotërojë dhe të prodhojë armë të ndaluara.

“A do ta lejojmë një individ si Sadam Huseini, tha zoti Pauëll, që të vazhdojë prodhimin e këtyre armëve të shkatërrimit në masë, apo të na mashtrojë dhe të na bëjë të besojmë se ai nuk po prodhon armë të ndaluara, kur në të vërtetë ai po e bën një gjë të tillë, thjesht pasi është e vështirë të përballesh me pasojat e konfrontimit me të vërtetën?”

Zoti Pauëll tha se disa prej atyre që kundërshtojnë masat për të imponuar zbatimin e rezolutës 14-41 të nëntorit, po përpiqen të fitojnë kohë, duke shpresuar se problemi i mosbindjes nga ana e Irakut do të zhduket vetëvetiu. //xh//

XS
SM
MD
LG