Lidhje

PS dhe PD diskutojnë çështjen e zotit Edi Rama - 2003-03-07


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Gramaoz Ruçi, dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Bamir Topi, zhvilluan dje një takim për të diskutuar hollësitë e ngritjes së një komisioni hetimor për mënyrën se si zoti Edi Rama ka përdorur fondet në Ministrinë e Kulturës dhe në Bashki. Si pozita ashtu edhe opozita mbështesin argumentet e tyre në nenet e Kushtetutës dhe të ligjeve përkatëse. Bëhet e ditur se ky takim i parë do të pasohet edhe me të tjerë deri të hënën, në përpjekje për të zgjidhur një nga çështjet që ka pushtuar politikën shqiptare kohët e fundit.//ic//

XS
SM
MD
LG