Lidhje

Serkretarja britanike Clare Short kërcënon të japë dorëheqjen - 2003-03-10


Një anëtare e lartë e kabinetit të kryeministrit britanik, Toni Blair, ka kërcënuar të japë dorëheqjen nëse Britania merr pjesë në një luftë kundër Irakut pa miratimin e Kombeve të Bashkuara.

Sekretaria britanike për Zhvillim Ndërkombëtar, Clare Short, i tha radios britanike se nëse nuk sigurohet mbështetja e Kombeve të Bashkuara për veprim ushtarak, ajo nuk do të përkrahte atë që ajo e cilësoi si shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Ajo e akuzoi kryeministrin Bleir si të pamatur përsa i përket mbësjtetjes së tij të paepur për qendrimin e presidentit Bush ndaj Irakut.

XS
SM
MD
LG