Lidhje

Kosovë: vriten dy policë ndërkombëtarë - 2003-03-10


Zyrtarë të Kombeve të Bashkuara thonë se dy policë, pjesëtarë të forcës policore ndërkombëtare në Kosovë, u vranë nga të shtënat me armë zjarri pas një grindjeje.

Zëdhënësi i forcës policore të OKB-së, Derek Çapell, tha se incidenti ndodhi dje në bazën policore në Prishtinë. Ai nuk dha emrat apo kombësinë e dy policëve të vrarë.

Në Kosovë shërbejnë më shumë se 4 mijë policë të Kombeve të Bashkuara. Ata bashkëpunojnë me forcat policore vendase për ruajtjen e sigurisë dhe të rendit në Kosovë.//ii

XS
SM
MD
LG