Lidhje

Mali i Zi: 11 maji - zgjedhjet presidenciale - 2003-03-10


Autoritetet malazeze kanë caktuar 11 majin si ditën për zgjedhjet presidenciale të republikës, të tretat brenda pesë muajsh.

Njoftimi pasoi vendimin e muajit të kaluar të parlamentit malazez për të shfuqizuare dispozitën, sipas të cilës të paktën gjysma e shtetasve me të drejtë vote duhet të marrin pjesë në votim në mënyrë që zgjedhjet presidenciale të jenë të vlefshme.

Zgjedhjet presidenciale në dhjetor dhe ato të muajit të kaluar nuk arritën të shpallen të vlefshme pasi në to morën pjesë më pak se gjysma e votuesve.

Ish kryeministri Flip Vujanoviç fitoi në të dyja votimet, të cilat u shpallën të pavlefshme. Grupet vëzhguese të zgjedhjeve thanë se 47 përqind e 450 mijë votuesve të regjistruar morën pjesë në zgjedhjet e shkurtit.

Për të siguruar fitoren, një kandidat presidencial duhet të fitojë shumicën absolute. Në rast se asnjë nga kandidatët nuk arritin të fitojë shumicën absolute në raundin e parë të zgjedhjeve, atëherë një raund i dytë do të mbahej midis dy fituesve kryesorë të raundit të parë./ii

XS
SM
MD
LG