Lidhje

Kryeministri Rexhepi: bisedimet me Beogradin nuk janë cështje e ngutshme - 2003-03-11


Kryeministri i Kosoves, Bajram Rexhepi tha sot se bisedimet ndermjet Prishtines dhe Beogradit per ceshtje teknike te interesit te ndersjelle, nuk janë çështje e ngutshme, por ato kerkojne pergatitjet e duhura dhe te kene lejen nga Parlamenti i Kosoves. Ai i beri keto komente pas takimeve qe zhvilloi me ministrin për Zhvillim, Bashkepunim dhe Migrim të Suedisë, z.Jan Karlsson dhe nje delegacion te senatit italian me te cilet eshte diskutuar per nje zhvillim ekonomik të qëndrueshëm te Kosoves, qe do te ndihmoje edhe ne integrimin e pakicave kombetare. Poashtu teme diksutimesh ishte edhe permbushja e standardeve te te drejtave dhe lirive te njeriut.

Me kete rast zoti Rexhepi ka theksuar se nuk sheh kurfare nevoje per t’u ngutur ne fillimin e bisedimeve me Beogradin duke nenvizuar se tash per tash, nuk ka gjasa per bisedime te tilla gjate kesaj jave siç ishte paralajmeruar fillimisht nga shefi i UNMIK-ut Michael Steiner. Qeveria e Kosoves ende nuk ka themeluar nje ekip te mundshem per bisedime. "Duhet të bëhen përgatitjet e mira, të shohim a është interesi i Kosovës për këtë dialog, të kemi konfirmimin po ashtu nga parlamenti. Të mos shkojmë në dialog vetëm sa për simbolikë, por të shohim nëse ka interes të përbashkët", theksoi zoti Rexhepi,duke shtuar se "qeveria është në favor të dialogut, por ai duhet të bëhet në kohën e duhur, me përgatitjet e duhura dhe me kushtet që garantojnë reciprocitetin e nevojshëm".

Nderkohe kryesia e Parlamentit te Kosoves nuk e ka shqyrtuar nismën për bisedime me Serbine, mirepo as nuk eshte perjashtuar mundesia, qe kjo ceshtje te shtrohet per diskutim ne seancen e se enjtes kur ne Parlament do te paraqitet edhe raporti i kryeministrit Rexhepi per punen njevjecare te qeverise se tij. Nje zyrtar i kryesise se Parlamentit tha se Qeveria mund të bëjë një platformë dhe të formojë ekipin e bisedimeve por ajo paraprakisht duhet t'i ofrojë Kuvendit platformën e tille.

Nderkaq as kryeministri, as parlamenti dhe as zyrtaret e UNMIK-ut nuk kane pranuar te komentojne qendrimet zyrtarëve të Beogradit per mundesine e pezullimit te vendimit te meparshem ne favor te bisedimeve me Prishtinen, per shkak te mospajtimeve me kalimin e me shume pergjegjesive tek institucionet e Kosoves. Fillimi i procesit te kalimit te ketyre pergjegjesive, pritet te filloje me 26 mars kur edhe do te mbahet mbledhja e pare e keshillit te perbashket te qeverise dhe UNMIK-ut qe do te merret me kete ceshtj.

//rd//

XS
SM
MD
LG