Lidhje

Saddam Husseini është personi që ka në dorë të vendosë  midis luftës dhe paqes - 2003-03-11


Sadam Huseini ka pasur rastin të çarmatoset. Ai ka pasur 12 vjet në dispozicion për të shkatërruar armët e tij kimike dhe biologjike, raketat balistike me rreze veprimi mbi 150 kilometra dhe për t’i dhënë fund programit të tij të armëve bërthamore. Në nëntor të vitit të kaluar, rezoluta 14-41 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së i ofroi diktatorit irakian shansin e tij të fundit për t’u çarmatosur.

Por ai nuk është çarmatosur. Iraku vazhdon të mashtrojë Kombet e Bashkuara. Siç tha edhe presidenti George Bush “nëse regjimi irakian po çarmatoset ne do ta dinim këtë, sepse do ta shihnim një gjë të tillë. Armët e Irakut do t’u dorëzoheshin inspektorëve dhe bota do të ishte dëshmitare e shkatërrimit të tyre.”

Presidenti Bush tha se “nëse bota nuk i kundërvihet kërcënimit që paraqet regjimi i Irakut, duke kundërshtuar përdorimin e forcës, madje edhe si mjet të fundit, atëherë vendet e lira do të merrin mbi vete një rrezik tejet të madh dhe të papranueshëm.”

Saddam Husseini ka kryer një sërë agresionesh në të kaluarën. Ai ka luftuar me Iranin dhe ka pushtuar Kuwaitin. Ai ka shtypur dhe ka vrarë qytetarët irakianë, përfshirë këtu edhe pjestarët të pakicës kurde. Iraku është një vend që mban lidhje me terroristët. Saddam Husseini u ka ofruar terroristëve mbështetje financiare, stërvitje dhe strehim. Siç tha presidenti Bush: “Kauza e paqes do të përparojë vetëm kur terroristët të humbasin mbështetësit dhe mbrojtësit e tyre të pasur dhe diktatori të jetë çarmatosur plotësisht dhe përfundimisht.”

Shpresat se nuk ka nevojë për ndonjë veprim ose se Saddam Husseini do të ndryshojë mendjen dhe do të bëhet një njeri i butë janë jo reale. Shtetet e Bashkuara, miqtë dhe aleatët e tyre nuk duan të futen në luftë. “Por, tha president Bush, “nëse fillojmë luftën ne do ta çarmatosim Irakun. Dhe me këtë rast do të ketë edhe ndërrim të pushtetit. Dhe këtë kancer brenda Iraku do ta zëvendësojë një qeveri që përfaqëson të drejtat e të gjithë irakianëve.” Saddam Husseini është personi i cili e ka në dorë të vendosë midis luftës dhe paqes. Deri më tani, tha presidenti Bush, “ai ka bërë zgjedhje të gabuara. Nëse bëhet e domosdoshme, për hir të paqes në botë dhe lirisë së popullit irakian, Shtetet e Bashkuara, miqtë dhe aleatët e tyre do të çarmatosin Sadam Huseinin.

//rd//

XS
SM
MD
LG