Lidhje

Koalicioni ndërkombëtar në ndihmë të Afganistanit - 2003-03-11


Që nga shtatori i vitit 2001, Shtetet e Bashkuara ka dhënë afro 900 milion dollarë ndihma humanitare për rindërtimin e Afganistanit. Por ndërsa Shtetet e Bashkuara mbeten furnizuesi kryesor i Afganistanit me ndihma humanitare, atje janë aktive edhe më tepër se 40 vende të tjera anëtare të koalicionit.

Partnerët e Azisë Lindore po kontribuojnë shumë. Më 2002 Japonia organizoi në Tokio një konferencë mbi rindërtimin e Afganistanit. Japonia është zotuar të japë 500 milion dollarë për një sërë projkejtesh në Afganistan. Japonezët po udhëheqin fushatën e çarmatimit, çmobilizimit, dhe të ri-integrimit dhe janë aktivë në projekte të tilla siç është ndërtimi i rrugëve. Koreja e Jugut ka dërguar mjekë dhe infermiere së bashku me laboratore dhe pajisje radiografike dha ka ftuar më tepër se 100 zyrtarë të ministrive të bujqësisë, punës dhe të të drejtave të grave në këtë vend për të parë nga afër zhvillimin që është bërë aty që nga përfundimi i luftës së Koresë më 1953.

Jordania ka ngritur një spital dhe e ka pajisur atë me mjekë e infermiere në qytetin Mazar e Sharif. Që nga fillimi i punës në dhjetor të vitit 2001, në këtë spital janë mjekuar më tepër se 160 mijë pacientë dhe janë kryer më tepër se 2 mijë operacione. Mjekët jordanezë po mësojnë dhe kualifikojnë personelin mjeksor afgan. Ekspertët jordanezë kanë pastruar fushat me mina në zonat përrreth qyteteve Bagram dhe Kandahar.

Spanja është një antare tjetër e koalicionit. Në Afganistan, helikopterët spanjollë kryejnë operacione kërkimi dhe shpëtimi. Aeroplanët spanjoll dërgojnë pajisje dhe ndihmojnë në kontrollin e trafikut ajror. Spanja ka dërguar gjithashtu inxhinjerë për të ndihmuar në rindërtimin e urave.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndihmuar në ri-ndërtimin e Afganistanit duke dërguar atje më tepër se 100 automjete, më tepër se 215 tonelata pajisje dhe 80 tonelata me vegla dhe pajisje shkollore.

Kur ekonomia e Afganistanit të forcohet që mos të ketë nevojë për ndihma, atëherë koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara do të largohet nga ky vend. Që nga fillimi, qëllimi ka qenë çlirimi dhe rindërtimi, e jo pushtimi i Afgansitanit, për t’u siguruar që ky vend mos të bëhet kurrë më një vend i sigurt për terroristët. Siç tha edhe Presidenti Bush “Fal koalicionit, ne e kemi çliruar popullin afgan nga njëri prej regjimeve më shtypës në historinë e njerzimit. Jo vetëm që jemi të vendosur në dëshirën tonë për të mbrojtur atë në të cilën ne besojmë, por ne jemi të gatshëm të vemë në dispozicion burimet tona për të çliruar një vend.”

//rd//

XS
SM
MD
LG