Lidhje

Erdogan zgjidhet kryeministër i Turqisë - 2003-03-11


Udhëheqësi i partisë turke për drejtësi dhe zhvillim në pushtet, Recep Tayyip Erdogan u emërua kryeministër i vendit.

Zoti Erdogan tha se presidenti turk Ahmet Necdet Sezer e emëroi atë kryeministër sot dhe i kërkoi të formojë një qeveri të re. Zoti Erdogan ka thënë se qeveria e tij e re do të vendosë në se parlamenti do të votojë përsëri për lejimin e trupave amerikane në vend në rast të një lufte me Irakun.

Zoti Erdogan tha se dëshiron që Shtetet e Bashkuara të qartësojnë rolin e Turqisë në Irakun e pas luftës, para se ta ridërgojë në parlament mocionin për dislokimin e trupave amerikane.

//rd//

XS
SM
MD
LG