Lidhje

Serbi: vdes kryeministri Xhinxhiç - 2003-03-12


Në Beograd vdiq pas një atentati Kryeministri i Serbisë, Zoran Xhinxhiç.

Sipas dëshmitarëve, zoti Xhinxhiç u plagos rëndë nga të shtënat në gjoks dhe në bark në afërsi të një ndërtese qeveritare dhe u dërgua në një spital të Beogradit ku vqiq gjatë operacionit.

Zoti Xhinxhiç luajti një rol kryesor në revoltën popullore të tetorit 2000 që çuan në rrëzimin e ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç.

Muajin e kaluar, zoti Xhinxhiç i shpëtoi një atentati tjetër, kur një kamion devijoi dhe hyri në korsinë ku ndodhej autokolona e kryeministrit. Më pas, zoti Xhinxhiç e minimizoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje duke thënë se ajo ishte shkaktuart nga paaftësia e shoferit. Por policia tha se po kryente hetime duke e quajtur incidentin atetntat të mundshëm.

XS
SM
MD
LG