Lidhje

Reagimet në Kosovë ndaj vrasjes së kryeministrit serb - 2003-03-12


Zyrtarët më të lartë ndërkombëtarë dhe ata të institucioneve të Kosovës dënuan vrasjen e kryeministrit të serbisë Zoran Gjingjiç.

Administratori i Kosovës Mihajl Steiner duke e dënuar ashpër vrasjen e kryeministrit Gjingjiç, nëpërmjet të një komunikate e ka cilësuar atë si sulm kundër procesit demokratik në Serbi dhe akt brutal kundër një kryeministri të zgjedhur në mënyrë demokratike, thuhet në komunikatën e zotit Steiner, nëpërmjet së cilës ai ngushëllon familjen, qeverinë dhe qytetarët serb në këtë kohë që ai i quan të vështir për ta.

Ndërkohë, Kryeministri Bajram Rexhepi i tha Zërit të Amerikës se qdo formë e tillë e dhunës, si vrasja e kryeministrit serb Gjingjiç, duhet dënuar fuqishëm” Dëgjuam me keqardhje se është bërë atentat dhe ka vdekur gjatë intervenimit mjeksor. Pavarësisht se kemi patur qëndrime të kundërta, megjithatë mendoi se kjo është një formë ekstreme e dhunës ndaj politikanëve të njohur në rajon dhe si aktë të tillë e dënojmë fuqishëm” deklaroi kryeministri Rexhepi

Ndërkaq kryetari i Parlamentit Nexhat Daci tha se vrasja e kryeministrit të serbisë Gjingjiç do të dëmtoi procesin demokratik në serbi por edhe në rajon”Kryeministri serb ishte një emblem e fillimit të proceseve demokratike në Serbi. Në një mjedisë në të cilin, decenje me radhë është kultivuar urrejtja, ndoshta do të thoja deri në fashizëm. Prandaj kjo vrasje do t’i dëmtoi proceset demokratike në tërë rajonin e në veqanti në fqinjësi. Ne friksoheshim gjithëmon rrejedhave në fqinjësi të Kosovës që në demokracinë e brishtë që po zhvillohet në rajon do të lënë fërkema të pashlyeshme dhe fatëkeqësisht sot u vërtetuan ato paramendime të rrjedhave negative në Serbi. Prandaj për një periudhë kjo vetëm do ta vështërson edhe punën tonë në Kosovë. Megjithatë, ne me vigjilencë do të mundohemi me i pri proceseve demokratike në bashkëpunim me qendrat demokratike botërore” deklaroi kryetari i Parlamentit Nexhat Daci.

Vrasja e kryeministrit të Serbisë Zoran Gjingjiç bëri që të anulohen të gjitha veprimtarit politike të administratës ndërkombëtare në Kosovë.

//rd//

XS
SM
MD
LG