Lidhje

Pasaportat maqedonase në gjuhën shqipe, maqedonisht dhe anglisht - 2003-03-13


Kryeministri Branko Cërvenkovski, njëkohësisht kryetar I Lidjes Socialdemokrate, Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Risto Penov, kryetar i partisë liberal-demokrate, tre përbërësit e koalicionit qeveritar në Maqedoni, ranë dakord sot për cështjet më të rëndësishme që kishin mbetur pa zgjidhur që nga miratimi i kushtetutës së re të vendit. Tre udhëheqësit ranë dakord që pashaportat e reja të Maqedonisë do të jenë në shqip, maqedonisht dhe anglisht për qytetarët që dëshirojnë t’i kenë në këto gjuhë dhe në maqedonisht dhe anglisht për ata që i duan në këto gjuhë.

Sesionet parlamentare dhe komisionet do të drejtohen në maqedonisht ndërkohë që do të transmetohen me përkthim në gjuhën shqipe në kanalin e tretë të televizionit shtetëror të Maqedonisë. Sipas komunikatës për shtyp të dalë pas takimit, Bashkimi Demokratik për Integrim mbështet emrin kushtetues të Maqedonisë, sovranitetin dhe integritetin e saj dhe karakterin unitar të shtetit si dhe simbolet shtetërore, përfshi flamurin shtetëror. Të tre udhëheqësit bëjnë gjithashtu apel që edhe këto të respektohen edhe nga UNIMK dhe autoritetet locale në Kosovë. Në takim është theksuar mbështetja për marrëveshjen e paqes dhe kushtetutën e re të vendit, si dhe dëshira politike për zgjidhjen e problemeve.

Tre udhëheqësit e partive përbërëse të koalicionit qeveritar dhe as zëdhënësit e tyre nuk dhanë asnjë deklaratë për gazetarët pas takimit, ndërkohë që me këtë marrëveshje mbyllen disa nga cështjet më të ndjeshme për shqiptarët në Maqedoni.

Po sot në Tetovë qytetarë dhe studentë të universitetit të Tetovës dhe të Evropës Juglindore zhvilluan një protestë me moton të zbatohet aministia. Ata kërkuan lirimin e ish-anëtarëve të UCK_së të cilët ende mbahen në burgje edhe pas miratimit të ligjit për aministi duke thënë se pa zbatimin e këtij ligji, Maqedonia nuk mund të ketë stabilitet.

//rd//

XS
SM
MD
LG