Lidhje

Serbi: arrestime lidhur me vrasjen e kryeministrit Xhinxhiç - 2003-03-13


Autoritetet serbe thonë se policia ka arrestuar disa persona që dyshohet se bëjnë pjesë në një grup të krimit të organizuar, i cili akuzohet për vrasjen e kryeministrit të Serbisë Zoran Xhinxhiç.

Zëvendës kryeministri Zharko Korac tha se personat e dyshuar, që mendohet se janë anëtarë të të ashtuquajturit Klan i Zemunit, u arrestuan sot në mëngjes. Ai tha gjithashtu se shumë të tjerë, duke përfshirë një ish komandant të policisë speciale, vazhdojnë të qendrojnë të fshehur.

Në një deklaratë të bërë dje, zyrtarët serbë akuzonin rreth 20 pjestarë të këtij grupi kriminal për organizimin e vrasjes së kryeministrit Xhinxhiç, në përpjekje për të ndalur luftën e qeverisë kundër krimit të organizuar.

Qeveria ka shpallur tri ditë zi dhe gjendjen e jashtëzakonshme, duke lejuar ushtrinë të marrë përsipër funksionet e policisë. Parlamenti i Serbisë u mblodh sot për një sesion të jashtëzakonshëm ku u mbajt një minutë zi për zotin Xhinxhiç.

Zoti Xhinxhiç vdiq në një spital të Beogradit, ku u operua për dy plagë plumbash. Ai u qëllua me armë në oborrin e ndërtesës kryesore qeveritare në Beograd.//ii

XS
SM
MD
LG