Lidhje

Qeveria serbe arreston 40 të dyshuar për vrasje e kryeministrit - 2003-03-13


Përfaqësuesit e policisë së Beogradit kanë njoftuar sot se janë arrestuar Në Serbi sot po zhvillohen aktivitete përmortore me rastin e vrasjes së kryeministrit të Serbisë Zoran Xhinxhiç, me ç'rast po mbahen tubime të shumta koomemorative, kurse në Beograd mijëra qytetarë po bejnë homazhe para qeverisë së Serbisë ku po vendosin lule dhe po ndezin qirinj.

Të gjitha ndërmarrjet dhe institucionet po punojnë sipas masave të gjendjes së jashtëzakonshme, të shpallur mbrëmë. Në vend janë shtuar masat e sigurisë, kurse ushtria dhe polcia e kanë ngritur gjendjen e gadishmërisë luftarake. Këto masa do të jenë në fuqi derisa të arrestohen vrasësit dhe urdhërdhënësit e tyre. Qeveria e Serbisë e ka caktuar Nebojsha Çoviqin, nënkryeministër aktual serbe, ushtrues të detyrës së kryetarit të qeverisë.

Varrimi i kryeministrit serb, Zoran Xhinxhiç do të bëhet të shunën në Beograd.

Policia serbe ka arrestuar rreth 40 persona që kanë lidhje direkte apo të terthort me grupin të cilin qeveria e Serbisë e ka shpallur fajtor për vrasjen e kryeministrit të Serbisë, Zoran Xhinxhiç, ka njoftuar sot shefi i policisë së Beogradit, Millan Obardoviq. Një numër i personave janë pjesëtarë të grupit të quajtur "Klani i Zemunit", kurse shumica e tyre për momentin gjenden në arrati. Ai ka thënë se kërkimi i tyre po bëhet intensivisht në mbarë territorin e Serbisë e të Malit të Zi.

Në këtë paraqitje të parë të policisë nga vrasja e kryeministrit serb, Obradoviq ka thënë se në vrasjen e Zoran Xhinxhiç kanë marrë pjesë tre veta, për momentin të panjohur, të cilët kanë qenë të veshur me kombinacione të kaltra dhe të verdha. Njëri nga ata në dorë ka pasur pushkën me snajper kurse dy tjerë kanë bartur pistoleta dhe pas varsjes janë larguar nga godina prej nga kanë shtënë. Obardoviq vrasjen e ka cilësuar si akt terrorist dhe ka njoftuar se të gjitha strukturat e sigurimit në Serbi e Mal të Zi janë të angazhuara në gjetjen dhe arrestimin e kryerësve të këtij akti terrorist.

Kurse Ministri i Punëve të Brendëshme të Serbisë, Dushan Mihajlloviq ka deklaruar se policia do ti arrestojë të gjithë të dyshuarit për vrasjen e kryeministrit Gjingjiq, dhe do ta likujdojë secilin që e reziston policinë.

Në Beograd sot po qëndrojnë zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, Kris Paten e Haveir Solana në shenjë të mbështetjes institucioneve demokratike të Serbisë e Malit të Zi, pas varsjes së kryeministrit Zoran Xhinxhiç. Ata kanë biseduar me zyrtarë më të lartë Serbisë dhe të Unionit serbo-malazez, dhe pritet që tu dtrejtohen gazetarëve. Zoti Paten dhe Solana kanë shprehur dje tmerrim dhe keqardhje për vrasjen e kryeministrit serb, me mesazhin se nuk guxon të lejohet që ky krim i makabër ta ngadalsojë përparimin që ka bërë Serbia drejtë inkuadrimit në integrimet evropiane.

Shefi i diplomacisë së Unionti serbomalazez, Goran Svillanoviq ka thënë, pas bisedimeve me Havier Solanën e Krsi Paten se ardhja e dy zartarëve më të lartë evropian është sinjal se në këto çaste të vështira nuk do të heqet dorë nga politika e cila çon drejtë paqes dhe qëndrueshemërisë ekonomike e politike.

Në mbledhjen koomemorative të Partisë Demokratike kryetar i së cilës ka qenë Zoran Xhinxhiç, nënkryetari i saj Çedomri Jovanoviq ka thënë se partia do ta zbatojë idenë e zotit Xhinxhiç për krijimin e një Serbie moderne e cila do të jetë e definuar me Kushtetutë dhe e inkuadruar në integrimet evropiane. Ai ka thënë se kreu i partisë të dielëndo të propozojë mandatarin për kryeministër të Serbisë, në vend të Zoran Xhinxhiçit, dhe kandidatin për Ministër të Mbrotjës të Unionit serbo-malazez.

//rd//

XS
SM
MD
LG