Lidhje

ShBA vazhdojnë dislokimet në përgatitje për luftë të mundshme me Irakun - 2003-03-14


Shtetet e Bashkuara kanë dislokuar një numër të paraportuar avionësh bombardues të tipit B-2, të pakapshëm nga radarët, në kuadër të përqëndrimit të forcave për një luftë të mundshme kundër Irakut. Avionët e fuqishëm besohet se janë nisur për në Angli dhe në ishullin Diego Garcia në Oqeanin Indian. Analistët thonë se këto avionë do të jenë ndër mjetet e para që do të përdoren në sulmet amerikane për të çarmatosur Irakun. Zyrtarët ushtarakë amerikanë thonë se anije të pajisura me raketa kruz po largohen nga Deti Mesdhe në drejtim të Detit të Kuq për veprime të mundshme kundër Irakut. Dje Iraku shkatërroi tre raketa të tjera të ndaluara al-Samud-2. //ad//

XS
SM
MD
LG