Lidhje

Iraku ende nuk pranon të çarmatoset - 2003-03-14


Rezoluta 1441 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së u miratua njëzëri në nëntor të vitit të kaluar. Por që nga ajo kohë, nuk ka asnjë shenjë që të tregojë se Saddam Husseini ka vendosur seriozisht për t’u çarmatosur.

Të bësh koncesione nuk do të thotë të veprosh në përputhje me rezolutën. Asgjësimi i disa raketave nuk do të thotë se po vepron në përputhje me rezoluten 1441. Siç tha Sekretari amerikan i shtetit Collin Powell, ”Gjestet tepër të vogla dhe të vonuara të Saddam Hussenit kanë për qëllim jo vetëm të mashtrojnë dhe shtyjnë veprimin, ...një nga qëllimet kryesore të Sadamit është të përçajë bashkësinë ndërkombëtare. Kjo përpjekje e tij, -tha sekretari Powell,- duhet të dështojë.”

Përgjigja e diktatorit irakian ndaj rezolutës 14-41 është e njëjtë me përgjigjet e tij ndaj rezolutave të mëparshme. Saddam Husseini, tha Sekretari i Shtetit Powell, ”u është përgjigjur kurdoherë me kundërshtime dhe mashtrime, të gjitha rezolutave, duke filluar që nga viti 1991. Saddam Husseini,- tha zoti Powell- ka bërë që Iraku të shkelë përherë e më tepër detyrimet e veta ndërkombëtare”. Sekretari Powell tha se ”përpjekjet e inspektorëve nuk po japin rezultate...Ispektimet nuk mund të jenë efektive, përderisa regjimi i Irakut është i gatshëm dhe i vendosur për t’i ruajtur armët e shkatërrimit në masë.” Duhet që Iraku të marrë një vendim politik dhe strategjik për t’u çarmatosur. Ky vendim duhet të dëshmohet me vepra konkrete dhe të menjëhershme e jo me fjalë.

Shtetet e Bashkuara dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së kanë të njëjtin synim: çarmatimin e Irakut. Por, në se Saddam Husseini, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Collin Powell, ” nuk na lë zgjedhje tjetër, përveç çarmatosjes së tij me forcë, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre të koalicionit, do të bëjnë maksimumin për çarmatosjen sa më shpejt të Irakut dhe në mënyrë të tillë, që të ketë sa më pak humbje në njerëz dhe të dëmeve materiale.”

//rd//

XS
SM
MD
LG