Lidhje

Presidenti Bush shtyn planin e paqes për Lindjen e Mesme - 2003-03-14


Presidenti Bush e shtyu paraqitjen e planit të paqes për Lindjen e Mesme, duke thënë se duhet më parë që palestinezët të vendosin një kryeministër me autoritet të vërtetë, siç u shpreh ai.

Duke folur sot në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Bush tha se momenti i tanishëm është shpresëdhënës dhe se ai është i angazhuar për një përpjekje ndërkombëtare nga e cila të dalë një formulë për paqen.

Shtetet e Bashkuara, Rusia, OKB-ja dhe Bashkimi Evropian shpresojnë të paraqesin një plan për krijimin e një shteti palestinez në vitin 2005, ku të përfshihen edhe pjesë territori që aktualisht mbahen nga Izraeli.

Parlamenti palestinez votoi këtë javë për krijimin e postit të kryeministrit, por nuk parashikoi që ai të kishte nën kontroll çështjet e sigurisë, ose të negociatave me Izraelin. Këto kompetenca do t’i mbeteshin Presidentit Palestinez Yasser Arafat duke krijuar një ndarje pushteti që Shtetet e Bashkuara nuk e pranojnë.

//rd//

XS
SM
MD
LG