Lidhje

Kryeministri Xhinxhiç u varros me nderime ushtarake madhështore - 2003-03-15


Dhjetra mijëra njerëz marshuan përmes qendrës së Beogradit në ceremoninë e varrimit të kryeministrit serb, Zoran Xhinxhiç.

Marshimi filloi sot në katedralen e Shën Savës, ku kreu i Kishës Ortodokse Sërbe, Patriarku Pavle drejtoi ceremoninë e rastit para varrimit të zotit Xhinxhiç.

Ish-udhëheqësi serb u varros me nderime ushtarake madhështore në varrezat e reja të Beogradit.

Zyrtarë të lartë nga e gjithë bota morën pjesë në ceremoninë e varrimit të kryeministrit të Serbisë, Zoran Xhinxhiç.

Ish-Ministri i Jashtëm britanik, Robin Cook, kryetari i Komisionit Evropian, Romano Prodi, Kancelari i Austrisë, Volfgang Shysel dhe kryeprokurorja e Gjykatës së Kombeve të Bashkuara për Krimet e Luftës, Karla del Ponte, morën pjesë në ceremoni.

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Lawrence Eagleburger, përfaqësoi Shtetet e Bashkuara. Banorë të Beogradit vazhdojnë të vendosin lule dhe të ndezin qirinj tek ndërtesa e qeverisë, ku kryeministri u vra të mërkurën.

Zoti Xhinxhiç vlerësohej për përpjekjet e tij drejt nxitjes së demokracisë dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vendin e shkatërruar nga lufta.

Zyrtarët njoftojnë për arrestime të reja të personave që dyshohet të jenë anëtarë të grupit të krimit të organizuar, që mendohet se mban përgjegjësi për vrasjen.

//ze//

XS
SM
MD
LG