Lidhje

Franca e hapur për një afat  për çarmatimin e Irakut nëse miratohet nga inspektorët - 2003-03-17


Presidenti francez Jacques Chirac tha se do ta pranonte afatin prej 30 ditësh për çarmatimin e Irakut, nëse ky afat mbështetet nga inspektorët e lartë të Kombeve të Bashkuara për armët.

Zoti Chirac në një intervistë në një televizion amerikan tha se është i hapur për çdo afat miratohet nga inspektorët e armëve. Ai tha se inspektimet e Kombeve të Bashkuara po japin rezultate, duke shtuar se çdo ditë po shkatërrohen më shumë armë irakiane.

Ai i bëri komentet e fundit dje disa orë para takimit të nivelit të lartë në Azore. Presidenti Bush tha se Franca e ka bërë të qartë se do ta përdorë veton në Këshillin e Sigurimit për të bllokuar çdo gjë që do ta konsideronte presidentin Saddam përgjegjës për armët e tij të ndaluara.//kk//

XS
SM
MD
LG