Lidhje

Në Amerikë rritet shkalla e nivelit të gatishmërisë kombëtare ndaj sulmeve terroriste - 2003-03-17


Zyrtarë amerikanë e rritën një shkallë nivelin e gatishmërisë kombëtare ndaj sulmeve terroriste për shkak të frikës së sulmeve terroriste gjatë një lufte me Irakun.

Departamenti amerikan për Sigurinë Kombëtare bëri thirrje për shtimin e oficerëve të patrullave kufitare dhe për shtimin e masave të sigurimit në porte, aeroporte dhe centrale bërthamore. Autoritetet gjithashtu kanë marrë masa mbrojtjeje për rezervat ushqimore të vendit.

Departamenti u ka bërë thirrje edhe guvernatorëve të dislokojnë trupa të mbrojtjes kombëtare apo trupa policie shtesë për mbrojtjen e pajisjeve kyçe publike.

Sekretari i Sigurisë Kombëtare, Tom Ridge, thotë se zyrtarë të zbulimit besojnë se terroristë do të sulmojnë objektiva amerikane dhe të vendeve të koalicionit në mbarë botën në rast të një luftë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër Irakut.

Ky hap ndërmerret menjëherë pas fjalimit të Presidentit Bush, i cili i dha udhëheqësit irakian, Sadam Husein, 48 orë afat të largohet nga vendi ose të përballet me luftë.

//ze//

XS
SM
MD
LG