Lidhje

Blair ka në plan ti kërkojë parlamentit të mbështesë përdorimin e forcës kundër Irakut - 2003-03-17


Kryeministri britanik Tony Blair ka në plan ti kërkojë sot parlamentit që të mbështesë përdorimin e mundshëm të forcës ushtarake kundër Irakut.

Sekretari i Jashtëm britanik, Jack Straw mbajti një fjalim dje në Dhomën e Komuneve, duke u bërë thirrje ligjvënësve që të mbështesin zotin Blair.

Por disa orë më parë, udhëheqësi i partisë laburiste të kryeministrit Blair në Dhomën e Komuneve, Robin Cook, dha dorëheqje nga posti i tij në shenjë proteste ndaj mbështetjes së Londrës për një luftë të mundshme.

Po dje, presidenti rus, Vladimir Putin, dhe homologu i tij Zhak Shirak bëri thirrje për vazhdimin e përpjekjeve diplomatike mbi Irakun. Dy udhëheqësit folën në telefon disa orë para se presidenti Bush ti jepte udhëheqësit irakian 48 orë afat që të largohet nga pushteti.

//ze//

XS
SM
MD
LG