Lidhje

Zoran Zhivkoviçin, kryeministri i ri i Serbisë - 2003-03-18


Parlamenti i Serbisë zgjodhi sot Zoran Zhivkoviçin kryeministër të ri të Serbisë në vend Zoran Xhinxhiç i cili u vra javën e shkuar në Beograd, kurse në postin e nënkryeministrit u zgjodh Çedomir Jovanoviç.

Zoran Zhikoviç, 42 vjeçar, në postin e kryeministrit u zgjodh sot pasdite me shumicë votash. Kundër tij votuan deputetët e opozitës dhe ata të partisë që drejtohet nga Vojisllav Koshtunica, rival kryesor i ish kryeminmistrit serb.

Në postin e zëvendëskryeministrit deputetët zgjodhën Çedomir Jovanoviçin. Të dy këta janë nënkryetar të Partisë Demokratike të drejtuar nga Zoran Xhinxhiç dhe më parë kanë marrë mbështetjen e koalicionit të partive në pushtet DOS.

Duke iu drejtuar deputetëve si kryeministër zoti Zhivkoviq ka thënë se Qeveria e Serbisë do të vazhdojë programin e para dy vjetesh, kur është formuar në krye me Zoran XHinxhiç, i cili u vra më 12 mars në Beograd, duke nënvizuar se kjo nuk është Qeveri e re, por gjendje e jashtëzakonshme në Qeveri.

Në prioritetet e Qeverisë ai i ka rradhitur luftën kundër kriminalitetit, Kushtetutën e re të Serbisë, stabilitetin e përgjithshem politikë, ndërtimin e mëtejmë të Bashkësisë shtetërore Serbia e Mali i Zi, vazhdimin e reformave dhe procesin e privatizimit. Ai ka thënë se vrasja e Xhinxhiç nuk është vetëm vepër e mafias kundër njeriut i cili më së shumti është angazhuar për luftimin e saj, por kjo ka edhe prapavijë politike.

Në kabinetin e ri qeveritar nuk ka kurfarë ndryshimesh te tjera.

Partitë opozitare në Kuvend e kanë kundërshtuar zgjedhjen e Zhivkoviçit e të Jovanoviçit në këto poste duke thënë se Serbia duhet të fitojë qeveri tjetër nga kjo që ka sunduar gjatë dy viteve të shkuara. Opozita ka kërkuar edhe heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, të aplikuar me rastin e vrasje së kryeministrit Xhinxhiç. Zhivkoviç ka thënë sot se policia që nga 12 marsi ka arrestuar mbi 750 persona, për shkak të dyshimit se janë të implikuar në vrasjen e kryeministrit serb, duke shtuar se shumica nga ata gjenden në paraburgim.

Policia ka njoftuar mbrëmë se ka arrestuar dy nga udhëhqësit e narkokartelit të Zemunit – Dragan Ninkoviqin dhe Zoran Vukojeviqin, si dhe Svetllana – Ceca Razhnatoviçin, e veja e ish komandantit të formacionit paramilitar "Garda vullnetare serbe", Zhelko Razhnatoviç - Arkan. Në vilën e saj në në Beograd, policia ka zbuluar sasi tejet të mëdha të armatimit e municionit, teknikë dhe paisje të ndryshme ushtarake.

//rd//

XS
SM
MD
LG