Lidhje

Sindroma Akute e Frymëmarrjes - 2003-03-18


Zyrtarët botërorë të shëndetësisë po përpiqen të gjejnë shkaktarët e një sëmundjeje misterioze e ngjashme me pneumoninë që ka goditur Azinë dhe Kanadanë. Thuhet se raste të mundëshme të sëmundjes janë vënë re edhe në Britani, Australi dhe Shtetet e Bashkuara.

Ekspertët theksojnë se sëmundja nuk duket se përhapet nëpërmjet kontakteve të rastësishme dhe se ka shumë të ngjarë që ajo të jetë formë e ndonjë virusi jo të zakonshëm ose një formë e re gripi.

Spitalet dhe aeroportet në mbarë botën janë në gjendje alarmi për personat që mund të jenë infektuar me atë që doktorët e quajnë sindroma akute e frymëmarjes. Njerëzit e e prekur nga kjo sëmundje dhe që kanë vdekur janë nga Hong Kongu, Vietnami, Taivani dhe Singapori.

Disa prej viktimave ishin udhëtarë nga Knadaja dhe Gjermania. Sëmundja nuk ka reaguar nga antibiotikëve gjë që i ka shqetësuar shkencëtarët pasi sëmundja është tepër infektive.

Organizata botërore e shëndetësisë lëshoi mejnjëherë një paralajmërim nëpërmjet të cilit udhëtarëve u bëhet thirrje të kenë kujdes ndaj simptomave të tilla si temperatura e lartë, kollitja dhe vështirësi në frymëmarrje.

Sekretari i Shëndetësisë së Hong Kongut, Yeoh Kiong thotë se po bëhen përpjekje për të krahasuar nëse të gjitha rastet e njoftuara kanë lidhje me njëra tjetrën. Pasi pas kontakteve me disa zyrtarë të tjerë të shëndetit, ne mendojmë se disa raste ndoshta nuk janë të lidhura.

Ministri kinez i shëndetësisë Zhang Wenkang u tha dje gazetarëve se se punonjësit shëndetësore po kryejnë kërkime në Kinën jugore, rajon i njohur si burim për forma të reja gripi.

Shtetet e Bashkuara kanë dërhguar shkencëtarë në Hong Kong dhe Kinë për të ndihmuar në këto kërkime. Qëndra amerikane për kontrollin e sëmundjeve shpreson të njoftojë këtë javë arritjet e para të te rezultateve në këto kërkime.

Deri tani nga kjo sëmundje kanë gjetur vdekjen 9 veta dhe janë prekur rreth 400 të tjerë. Ekspertët thonë se Të infektuarit janë kryesisht punonjës spitalesh të cilët kanë marrë kontaktet e para me të sëmurët.

Ndërkohë në 11 laboratorë virusalë në mbarë botën, shkencëtarët po punojnë ditë e natë për të përcaktuar virusin përgjegjës për këtë sëmundje. Në qarqet shkencore ekziston mendimi se një ditë bota do të preket nga një epidemi gripi, por jo si ajo e vitit 1918 kur rreth 20 milionë vetë humbën jetën. Gjithashtu ekspertët thonë se virusi i tanishëm që shkakton këtë sindromë duket se nuk është i llojit gripal, pasi ai nuk përhapet me shpejtësi dhe prek vetëm personat që bien në konatk të ngushtë me pacientin.

XS
SM
MD
LG