Lidhje

Forcat amerikane të gatshme për një sulm masiv të pashembullt kundër Irakut - 2003-03-19


Forcat amerikane kanë bërë përgatitjet përfundimtare për të filluar një sulm nga ajri dhe deti, të paparë ndonjëherë, kundër qeverisë së presidentit Saddam Hussein.

Qindra mijëra trupa ndodhen tani në distancë goditëse nga Iraku, të mbështetur nga qindra avionë. Trupat amerikane dhe ato britanike ndodhen në Kuvajt dhe janë grumbulluar në afërsi të kufirit jugor të vendit, gati për të filluar sulmin, pa humbur kohë, me t’u dhënë urdhëri.

Me të dhënë urdhër presidenti Bush për fillimin e luftës, mijëra raketa dhe bomba të komanduara pritet të godasin në drejtim të objekteve ushtarake irakiane, në atë që Pentagoni e quan fushata më e madhe dhe më me precizion në historinë e luftës.

Disa orë para fillimit të mundshëm të luftës, një avion i forcave të koalicionit hodhi rreth 2 milionë fletushka mbi qendrat ushtarake dhe ato civile në jug të Irakut. Në fletushkat theksohej se forcat e koalicionit nuk dëshirojnë t’u shkaktojnë dëme irakianëve të pafajshëm. Në një tjetër mesazh i bëhej thirrje ushtrisë irakiane të mos përdorë armë të shkatërimit në masë, si dhe të mos u verë zjarrin fushave të naftës.

Zyrtarët e Pentagonit shprehën shqetësim se forcat irakiane do të përdorin armë kimike dhe biologjike, veçanërisht kur forcat aleate të jenë grumbulluar së bashku në fillim të konfliktit. Zyrtarët thonë se sipas njoftimeve të agjencive të informacionit, Sadam Husseini mund t’u kenë dhënë komandantëve në frontin e luftës, autoritetin për përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë. Iraku mohon të ketë armë të tilla, duke thënë se i ka shkatërruar të gjitha rezervat e tyre, sipas kushteve të rezolutave të OKB-së, të cilat u miratuan pas dëbimit forcave irakiane nga Kuvajti pas Luftës së Gjirit Persik.

XS
SM
MD
LG